Besimtarët e krishterë në Durrës kanë kremtuar sot momentin me të rëndësishëm të kalendarit kristian, Krishtlindjen pavarësisht vështirësive të krijuara për shkak të situatës dhe kufizimeve si pasojë e koronavirusit.

Disa me maska e disa jo por duke ruajtur distancën brenda ambienteve të kishës, të shumtë kanë qenë qytetarët që kanë marrë pjesë në meshën e mëngjesit në katedralen “Shën Pavli e Shën Asti” në qytetin bregdetar.

Besimtarët kanë ndezur qiri dhe janë lutur për ditë më të mira se këto që po kalojmë prej virusit vdekjeprurës Covid-19.