Një sherr masiv ka ndodhur mbrëmë mes të miturve shqiptarë dhe atyre egjiptian në lagjen Castelletto të Genovas.
Vetëm dhjetë persona janë identifikuar nga autoritet, sakaq 7 prej tyre janë plagosur.
Sipas asaj që u konstatua nga karabinierët, të cilët ndërhynë në vend, një grup shqiptarësh dhe një egjiptian janë përballur me rripa dhe hekura.
Në përleshje janë përfshirë të paktën 20 të rinj. Disa banorë që dëgjuan britma dhe zhurma kanë shkaktuar alarmin.
Një pjesë e godinës u evakuua pasi u pushtua nga pluhuri i aparateve të zjarrit që përdornin djemtë për t’u përballur me njëri-tjetrin.
Në përleshje të rinjtë kanë thyer xhama dhe kanë goditur me shkelma mobiljet dhe dyert.





