Pjesa e parë e ditës këtë të premte do të jetë me kthjellime dhe vranësira kalimtare, ku më të dukshme do të jenë në Veri të Shqipërisë.

Por sipas MeteoAlb, në pjesën e dytë të ditës vranësirat do të shtohen, duke sjellë reshje si fillim në zonat veriperëndimore dhe më pas gradualisht shirat gjatë mbrëmjes do të përfshin gjithë vendin tonë.  

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por do të ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 1°C – 2°C deri në 14°C.

Era do të fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar dallgëzim 4 – 5 ballë.