Ngjarje tragjike për një familje shqiptare në Itali.
Një 21-vjeçar me origjinë shqiptare ka ndërruar jetë pasi u mbyt në liqenin e Bolsena-s në Viterbo. Identiteti i të riut nuk është bërë i ditur, por babai i tij është me origjinë shqiptare ndërsa nëna e tij me origjinë italiane.
Sipas raportimeve të mediave, i riu u mbyt para syve të shokëve të tij. Një mik i tij tha se në momentin kur pa që i riu nuk po dilte, u zhyt për ta ndihmuar, por ishte pa sukses. Polumbarët kanë ndërhyrë menjëherë për ta nxjerrë nga uji trupin e pajetë.
Tashmë do të jenë autoritetet italiane që duhet të hedhin dritë mbi ngjarjen dhe të përcaktojnë dinamikën e saj. Grupi i shokëve që ishte me shqiptarin janë akoma të shokuar nga tragjedia që ndodhi para syve të tyre, raporton ilmattino.it.





