Dy pushues nga Maqedonia e Veriut janë zhdukur prej pasdites të së shtunës në Halkidiki të Selanikut.
Roja bregdetare greke është lajmëruar pasditen e djeshme rreth orës 18:00 se tre persona kishin hyrë në det dhe më pas nuk i kishin parë më.
Sipas mediave greke, të zhdukurit janë të moshës 28 dhe 30 vjeç, ndërsa i treti që u shpëtua është 25 vjeç.
“Tre të rinjtë erdhën nga Shkupi për të festuar lindjen e një fëmije,” tha Anastasia Chalkia, kryetare e bashkisë Kassandra në Halkidiki.





