Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se për pak ditë do të hapen dyert e shtëpive edhe për 49 familje të tjera të cilat do të stehohen në Zall Herr pasi banesat e tyre u prekën nga tërmeti.

Kreu i qeverisë njofton përmes një postimi në rrjetet sociale, se në Zall Herr deri më tani janë strehuar në shtëpi të reja 150 familje të prekura nga tërmeti.

“Dhe me Zall Herrin ku deri tani kemi strehuar në shtëpi të reja 150 familje të prekura nga tërmeti, e për pak ditë do të hapen dyert edhe për 49 familje në lagjen e re, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.