Thomas Tuchel nuk e përfshiu Armando Brojën në listën e lojtarëve me të cilët udhëtojë drejt Amerikës, aty ku do të zhvillojë fazën përgatitore.
Pavarësisht se lanë një dritare hapur, duke shtruar se mund të bashkohet me ekipin javën e ardhshme, kaq ka mjaftuar që mediat angleze ta lexojnë ndryshe.
Sipas Daily Mail, kjo javë do të shërbejë klubit të Chelsea për të dëgjuar të gjithë ofertat zyrtare që vijnë për yllin kuqezi. Për momentin, West Ham dhe Everton janë dy klubet që po shtyjnë më shumë të gatshëm të paguajnë 30 milionë paund për të blerë kartonin e Brojës.
Në çdo rast asgjë nuk është e mbyllur pasi trajneri Tuchel mbetet në pritje të përforcimeve në repartin ofensiv.
Për momentin ka në dispozicion vetëm dy sulmues Timo Werner dhe Havertz, nëse klubi nuk i ofron diçka më të mirë, atëherë tekniku gjerman pritet ti jap një shans Armando Brojës.





