Sipas studimeve mesataraisht këllëfët e jastëkut duhen ndërruar 2-3 herë në javë. Sipas studimeve, përveç ndjenjës së kënaqësisë së një këllëfi të larë, ka më shumë arsye për ta ndërruar atë më shpesh.
1. Tërheq merimanga dhe insekte të pluhurit
Çdo natë kur shkoni në shtrat, ju transferoni djersën, mbetjet e grimit dhe 50 milionë qeliza të vdekura të lëkurës në carcafët tuaj. Djersa dhe qelizat e vdekura të lëkurës krijojnë një mjedis të përsosur për marimangat e pluhurit që ushqehen me to dhe shumohen. Nëse nuk e ndërroni shpesh këllëfin e jastëkut, po e ekspozoni veten ndaj këtyre marimangave që mund të jenë mjaft të dëmshme për shëndetin tuaj.
2. Ju shkakton akne
Heqja e grimit para gjumit është një hap thelbësor për të arritur lëkurë të pastër dhe të bukur. Por edhe nëse duket se e keni pastruar fytyrën, mund të ketë mbetur ende ndonjë produkt që do të hyjë në jastëk dhe do të qëndrojë atje derisa të lahet. I kombinuar me djersën tuaj, ai lejon që bakteret dhe myku të lulëzojnë, që mund të irritojnë lëkurën tuaj, duke e bërë atë më të prekshme ndaj akneve.
3. Ju dëmton flokët
Ju mund të shpenzoni shumë para për shampo të shtrenjta dhe trajtime sallonesh, por shanset janë që të mos i kushtoni vëmendje llojit të këllëfit të jastëkut ku flini. Kur rrotulloheni në gjumë, pëlhurat e ashpra të pambukut mund të krijojnë fërkime dhe të shkaktojnë thyerje apo dëmtim të flokëve. Dhe nëse këllëfi juaj i jastëkëve është dhe i ndotur, ju mund të rrisni rrezikun e irritimit të lëkurës së kokës, e cila, nga ana tjetër, mund të ndikojë në shëndetin dhe bukurinë e flokëve tuaj.
4. Ndikon në gjumin tuaj
Nëse nuk e keni ndërruar këllëfin e jastëkut tuaj për një kohë të gjatë, gazrat e lëshuara nga të gjitha mikrobet dhe marimangat e pluhurit në të mund të kontribuojnë në alergji dhe vështirësi në frymëmarrje. Kur nuk mund të merrni frymë siç duhet, mund të ndikojë në gjumin tuaj, duke ju bërë të ndiheni të rraskapitur në mëngjes.