Presidenti i Francës, Emmanuel Macron nuk ka më simptoma të koronavirusit, deklaroi Pallati Elysee. Presidenti 43-vjeçar tani mund të dalë nga karantina, pasi është vetizoluar për shtatë ditë, thuhej në deklaratë.
Macron rezultoi pozitiv më 17 dhjetor, duke i shtyrë autoritetet që të nisin përpjekjet për të gjurmuar kontaktet e tij, pas një morie vizitash të realizuara me shefat e Bashkimit Evropian. Ai pati dhimbje të forta koke, kollë të thatë dhe lodhje për disa ditë.
Franca është një prej vendeve të prekura më së keqi në Evropë nga pandemia e koronavirusit, me më shumë se 2.5 milionë raste të konfirmuara dhe rreth 62,000 viktima.