Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë në rrjetet sociale një video nga Unaza e Madhe e Tiranës.

Kreu i qeverisë thotë se kanë përfunduar 5 tunelet në nyjen kryesore të ish-sheshit Shqiponja dhe nënkalimit te Zona e Astirit.

Falë ndërtimit të tyre trafiku është lehtësuar ndjeshëm si në hyrje ashtu edhe në dalje të kryeqytetit.

“Dhe me këtë video nga Unaza e Madhe e Tiranës, ku tanimë kanë përfunduar 5 tunelet në nyjën kryesore të ish-sheshit Shqiponja dhe nënkalimit te Zona e Astirit, falë të cilave trafiku është lehtësuar ndjeshëm si në hyrje dhe në dalje të Tiranës, ju uroj një ditë të mbarë”, shprehet Kryeministri.