Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca ka “këputur të fortën” e radhës në Kuvendin e Shqipërisë.
Pasi deklaroi se do hapte Akademi për barinjtë, ministrja është shprehur se do të ngrihet një program falas online për fermerët, i cili i mëson si të punojnë tokën.
Lidhur me këtë ‘perlë’ të ministres ka reaguar juristi i njohur Kreshnik Spahiu.
“Ministrja Bujqësisë lëshoi gomarllëkun e radhës: Pas akademisë së barinjve, Fermerët do marrin program falas online, për të mësuar si punohet toka ose si të ‘punohet’ nëntoka”, shkruan Spahiu.





