Me ardhjen e stinës së verës, ne fillojmë të shqetësohemi për humbjen e peshës dhe arritjen e përmasave ideale. Dhe është pikërisht kjo periudhë kur edhe kërkojmë të mbajmë dieta drastike, për rezultate sa më të shpejta.

Të tilla dieta shpesh dhe nga keqinformimi dhe mungesa e informacionit, mund të kthehen në një “vetësulm” ndaj trupit tonë, duke e dëmtuar atë.

Për të gjithë ata që duan të humbin peshë vetëm me smoothie, një metodë që përdoret shumë gjatë verës, dietologia Lida Ferollari tregon anën që nuk dinim të kësaj praktike.

“Të tilla dieta janë një absurditet që dëmtojnë trupin. Nuk arrijmë rezultatet, kjo pasi bie masa muskulore dhe jo dhjami. Gjithashtu ti kthehesh në të njëjtën peshë pasi mbaron 10 ditshin. Ne nuk duam të biem dhe të heqim në mënyrë të shpejtë kilet, por një rënie të qëndrueshme dhe të shëndetshme”, – thotë ajo.

Dietologia rekomandon që gjatë verës që konsiderohet si periudha e pushimeve, të jemi të kujdesshëm tek masa. Pra mund të pimë alkool, por jo ta teprojmë dhe të konsumojmë sa më shumë ujë, deri në 2 litra ujë në ditë.

Uji mund të merret gjithashtu dhe me frutat e stinës: shalqiri, bostani, pjepri, pjeshka, kajsia, rrushi dhe sigurisht me zarzavate.