Anri Kashiku u fut në det për të shpëtuar vëllain e mitur dhe një bashkëmoshatar të tij, por vetë nuk mundi të mbijetojë.

Vëllai i 18-vjeçarit ka rrëfyer në polici se si ka ndodhur ngjarja dhe si e mori vesh që Anri kishte humbur jetën.

Ai tregoi se dinin shumë mirë not dhe nuk arrin ta kuptojë se si vëllai i tij i madh nuk ka arritur të dalë në breg.

“Shkuam në det me komshiun që e kam edhe shok dhe me vëllain tim më të madh. Atje kemi edhe shokë të tjerë që punojnë tek plazhi, kamerierë dhe te çadrat. Unë dhe shoku im u futem për tu larë në det. Notin e dimë shume mirë, se shkojmë shpesh në plazh dhe kryesisht aty në atë zonë. Ecëm pak thellë sepse aty në breg ishte deti turbullt.

Deti kishte shume dallge. Shkuam disa metra larg, por kur po ktheheshim dallget nuk po na lejonin te dilnim, na tërhiqnin ne thellësi. Aty po thërrisnim, ndihme-ndihme po spo na degjonte njeri pasi kishte shume ere te forte. Na pa shoku vëllait qe punon te çadrat. Ne ishim ne gjendje te renduar pasi dallget po na rrembenin dhe po pinim shume uje pasi na zhysnin. Erdhi Igli (roja qe ka fol sot) me vellain me shpejtesi dhe mbas ture edhe nje pedalone. Na ngjiten larte ne barke dhe pastaj na nxorren ne breg. Ne momentet qe hipem ne barke, po permbytej edhe barka dhe me veshtiresi kemi dale ne breg nga cka mbaj mend. Nderkohe vellai nuk arriti te ngjitej ne barke. Me pas na dërguan ne spital. Vone e morem vesh se ishte mbytur vellai. Te gjithe dinim shume mire not se jemi banore te zonës dhe e kemi afër detin. Nuk e di si ka mundesi qe vellai s’ka mundur te dale ne breg”, ka dëshmuar i mituri, sipas News 24.