Kompania Pfizer dhe Biontech ka arritur një tjetër marrëveshje me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për sigurimin e 100 milionë dozave të tjera të vaksinës antiCovid.

Sipas autoriteteve amerikane, tashmë akordi është nënshkruar dhe të gjitha vaksinat duhet të dorëzohen brenda muajit korrik.

Në marrëveshjen 2 miliardë dollarëshe parashikohet që kompanitë të dorëzojnë të paktën 70 milionë doza deri më 30 qershor, ndërsa pjesën tjetër jo më vonë se korriku. Gjithashtu, ekziston një klauzolë nga e cila qeveria amerikane ka të drejtën për të blerë dhe 400 milionë doza të tjera të vaksinës.

Vaksina e firmës Pfizer ishte e para që mori autorizimin për përdorim urgjent nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave.