Gjykata e Posaçme ka legjitimuar arrestimin e Hamza Tolës, shoferit të Ministrisë së Drejtësisë, duke caktuar masën e sigurisë personale “Arrest në burg”.
Tola, u ndalua dy ditë më parë me urdhër të prokurorit Elvin Gokaj, pasi ndaj tij është provuar fakti se ishte i implikuar në një aferë korruptive për legalizimin e një hoteli në qytetin e Sarandës.
Hamza Tola, do vijojë të qëndrojë në burg, ndërsa pak muaj më parë SPAK, urdhëroi arrestimin e disa zyrtarëve të tjerë të hipotekës së Sarandës.
Hamza Tola, i mori një qytetari shumën prej 3 mijë euro për të legalizuar një hotel në Sarandë.
Puna ka mbaruar për tre javë, por shumë shpejt Hamza Tola, ka vijuar të kërkojë sërish para për hipotekimin e pronës, pasi kishte lidhje të forta në hipotekën e Sarandës.
Tola mbahej si sekser në ministrinë e Drejtësisë, ndërsa më parë ai kishte punuar dhe si shofer pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda.