Kuvendi ka votuar sot Evgjeni Basharin si kryetare të ILDKPPKI-së, institucion ky që skanon dhe heton pasurin e politikanëve dhe zyrtarëve të lartë.
Ajo u votua me 100 vota dhe përballë saj ishte Helena Papa. Bashari mbante postin e sekretares së përgjithshme të ILDKPI-së dhe ishte parë si kandidatura e mundshme për të siguruar mbështetjen e Kuvendit.
Tani ajo do të ulet në karrigen e shefit të saj, Shkëlqim Gana. Ndërsa, Violeta Staka u zgjodh anëtare e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë.





