Tiemoue Bakayoko është përballur me një situatë të vështirë pasi policia e ka ngatërruar me një tjetër person. Mesfushori i Milanit, ekip me të cilin fitoi titullin kampion në sezonin e fundit, është arrestuar nga policia italiane.

Mesfushori ka parë t’i drejtohen armët në fytyrë, teksa pamjet janë bërë virale në rrjetet sociale. Momente paniku për 27-vjeçarin me origjinë nga Bregu i Fildishtë, që për fat nuk kanë zgjatur shumë.Bakayoko i është nënshtruar një kontrolli të imtësishëm, ndërkohë që një polic tjetër vjen dhe u thotë kolegëve:

“Ky nuk është i dyshuari, ky është lojtar i Milanit”.Në video dallohet habia e madhe e efektivit që po e kontrollonte. Ai shokohet, e sheh edhe njëherë dhe e liron lojtarin e Stefano Piolit, sigurisht duke i kërkuar ndjesë për ngatërresën.