Paulo Dybala do të jetë dhurata e madhe e drejtuesve të Romës për Jose Mourinhon dhe tifozët verdhekuq.

Fantazisti argjentinas, i cili ishte pjesë e Juventusit në shtatë sezonet e fundit, ka udhëtuar drejt Portugalisë për të kryer testet mjekësore, aty ku italianët po kryejnë fazën përgatitore.27-vjeçari ka pranuar ofertën e Romës dhe do të firmosë një kontratë 3-vjeçare me një pagë sezonale prej 6 milionë eurosh (bonuset të përfshira).

Dybala është lodhur duke pritur Interin, ndërkohë që insistimi i Jose Mourinhos e ka bindur të vijojë karrierën në kryeqytetin italian.

Argjentinasi do të mbajë veshur fanellën me numrin 10, që për vite më radhë i përkiste Francesco Tottit. “Jam shumë i lumtur! Numri 10? Flasim më vonë”, është shprehur shkurtimisht lojtari ofensiv në momentin që ka zbarkuar në Portugali.