Nga Aleksandër Cangonja

Periudha e diktaturës në vendin tonë mund të cilësohet si epoka më e errët që i ka ndodhur asaj, pasojat e të cilës po i vuajnë dhe brezat pas saj në ditët e sotme.

Në një dokument i cili gjendet në arkivin e shtetit dhe mund të aksesohet lirshëm për publikun jep të dhëna sesi disa shqiptarë, të cilët mbas vitit 1944 ishin cilësuar si armiq apo kulakë për shkak të pasurive që kishin apo se nuk ishin pro qëllimeve të komunistëve u largonin nga vendbanimet e tyre nëpër qytete të tjera për t’i shpëtuar përndjekjeve dhe diskriminimeve ndaj tyre.

Por edhe aty ku shkonin komunistët i përndiqnin duke i rikthyer përsëri në vendet ku jetonin më parë. Diskriminimi që i bëhej shqiptarëve po nga vetë shqiptarët i ngjasonte ndonjë pushtuesi serb apo grek.

Më poshtë shkresa që i deleguar i Komitetit Ekzekutiv i rrethit të Durrësit Adem Balla i dërgon Kryeministrisë me siglën tepër sekret:

Republika Popullore e Shqipnise                                                                                                V.F.L.P.

KOMITETI EKZEKUTIV K.P. RRETHIT                                                           Durres, me 26/Maj/1952

                  “DURRES”

Nr. 27/8 Teper sekret.

                                                                 KRYEMINISTRISE

TIRANE

Bashkangjitur ju dergojme nji liste te elementave, kulake, kapitalistave te prekur, te cilet jane future kontrabande ne Durres, tue gjetur strehim dhe pune te ndryshme ose tue ndenjur sepse ju pelqen e per te bere punen e tyre armiqsore tue humbur gjirmat nga rrethet e tyre. Tue marre parasyshe se keto elementa per veç rrezikshmerise qe paraqesin me punen armiqsore qe mund te bejne; jane bere pengese per stehimin e puntorve, oficerave dhe nepunsave ng ate cilet kemi qe jan pa shtepia, ne hotele ose te shternguar jasht ç’do arsyeje gje qe bane te perhapen s’mundjet t.b.c. etjera.

Per keto arsye lutemi te na epet autorizimi qe keto element ate nxirren nga Durresi, tue i dergue ne rrethet e tyre.

P.KOMITETIN EKZEKUTIV K.P.RRETHIT DURRES

I DELEGUARI I KRYEMINISTRISE

(ADEM BALLA)

Lista emnore e lementave qe mendohet te shperngulen.

  1. Mas’har Topulli –  Rrjedh nga nje shtrese e pasur qytetare i prekur nga reformat t’ona. Gjate luftes N.ÇL. ka qene armik i terbuar i levizjes. Sot qendrimi i tij asht i keq. Ky ka ardhe nga Lushnja, mendojme te shkoje po ne Lushnje.
  2. Benedik Bremishti – Rrjedh nga nji shtrese e pasur, ka qene njeri me funksione te larta ne regjimin e zogut si senator etjera ka qene i keq dhe asht i keq, prandaj mendojhme te shkoje ne vendin e tij.
  3. Tare Siqeca – Rrjedh nga nje shtrese e larte dhe familja e tij eshte cilsue kulak prandaj jane larguare nga vendi i tyre, nuk ka qendrim te mire prandaj mendojme te largohet menjehere.
  4. Rexhep Mancaku – Rrjedh nga nje shtrese bejleresh te Ndroqit gjate Luftes ka mbajtur qendrim te keq dhe sot vazhdon te jete i tille, prandaj mendojme te largohet per ne Ndroq.
  5. Panajot Biri – Rrjedh nga nje shtrese e pasur, eshte i prekur, mbas çlirimit ka ardhe nga Gjirokastra, mendojme te shkoje po ne Gjirokaster.
  6. Dhori Prifti – Rrjedh nga nje shtrese e pasur tregetaresh, i prekur nga reformat e Pushtetit, nuk e ka dashur Luften, ka ardhe nga Permeti, mendojme te shkoje ne Permet.
  7. Frano Leshi –  Rrjedh nga nje shtrese e pasur, gjate kupacjonit nuk ka pasur qendrim te mire, si i prekur nga reforma ka ardhur nga Shkodra, mbas çlirimit mendojme te shkoje ne Shkoder.
  8. Sadi Myftiu – Rrjedh nga nje shtrese e pasur prej Peqini, i ati i tij ka qene bashkepuntor me okupatorin, eshte pushkatuare, mendojme te shkoje ne Peqin.
  9. Llazi Bozdo – Shtrese e opasur e tatuare i ardhe mbas çlirimit nga Fieri, nuk ka qendrim te mire, mendojme te shkoje ne Fier.
  10. Hamine Kokoshi – Rrjedh nga nje shtrese e pasur qytetare e Vlores, te prekur ng ate gjitha reformat e ardhur mbas çlirimit, prandaj mendojme te shkoj ne Vlore.
  11. Gaqi Pino – Rrjedh nga nje shtrese tregtare e pasur, i ardhur nga Permeti, mbas çlirimit I prekur nga reformat e Pushtetit, eshte nga Vlor, prandaj mendojme te shkoje ne Vlore.
  12. Skender Pojani – Rrjedh nga nje shtrese e pasur bejleresh eshte dhander i Biçajkevet te Elbasanit qe jane te aratisur, ka patur te bijen aresimtare e cila ka dezertue nga puna si arsimtare, e cila eshte derguare me force nga ana e Policise, ka ardhur nga Elbasani mbas Çlirimit, mendojme te shkoje po ne Elbasan.
  13. Hajdar Osman Kasa – Rrjedh nga nje shtrese e pasur bejleresh, i prekur nga reformat, i ardhur nga Elbasani mbas çlirimi, prandaj mendojm te shkoje ne Elbasan.
  14. Fehmi Boshi – Rrjedh nga nje shtrese e pasur fshatare, gjate regjimit te Zogut dhe gjate okupacjonit ka qene Major, ka ardhu ne 1948 nga Tirana, mendojme te shkoje ne vend’lindjen e tij ne Skrapar.
  15. Abdyl Selenica – Rrjedh nga nje shtrese e nalte fshatare, ka qene Kryetar Komuneje, i ardhur nga Selenica e Korçes ne vitin 1949, mendojme te shkoje ne Selenice.
  16. Familja e Konstandin Koles  – Rrjedh nga nje shtrese e pasur te prekur nga reformat e Pushtetit ardhur nga Vlora dhe punonte ne N.I.SH. Lekura ku vodhi dhe u denue me vdekje, mendojme te shkoje ne Vlore.
  17. Hamdi Taga – Rjedh nga nje shtrese e larte qytetare te Krujes. Ka qene Oficer ne Regjimin e Zogut dhe gjate Okupacjonit, njeri ilegalitetit, mendojme te shkoje ne Kruje.
  18. Familja e Feta Hades – Rrjedh nga nje shtrese e pasur qytetare, eshte denuar me vdekje ne vitin 1951 dhe u ekzekutua si vjedhes ne dem te Shtetit, mendojme te shkoje Gjirokaster.
  19. Man Dashi – Rjedh nga nje shtrese e pasur qytetare, nuk ka pasur qendrim te mire gjate Levizjes, ne vitin 1949 ka ardhur nga Lushnja, me qellim qe te mfshihet, prandaj mendojme qe te shkoje ne Lushnje.
  20. Zydi Mancaku – Rjedh nga nje shtrese bejleresh te Ndroqit, gjate Luftes ka qene Ballist, ne vitin 1948 ka ardhur nga Ndroqi, prandaj mendojme te shkoje ne Ndroq.
  21. Esat Mancaku – Rjedh nga nje shtrese bejleresh te Ndroqit, gjate Luftes ka qene eksponent i ballit, i ardhr nga Ndroqi mbas çlirimit, mendojme te shkoje ne Ndroq.
  22. Shyqyri Kasneci – Eshte nga progonati i Tepelenes, ka qene ballist, ka luftuar me arme kunder partizanevet, ka ardhur mbas çlirimit, mendojme te shkoje ne Progonat te Tepelenes.
  23. Pilo Qurku – Eshte nga Gjirokastra punon llogaritar ne Hekurudhe, gjate okupacjonit ka kryere Kurs te karabinjerise, ne kohen e gjermanevet ka qene post-komandant, mbas çlirimit ka qene i burgosur, mendojme te shkoje ne Gjirokaster.
  24. Dilaver Dana – Eshte nga Tirana me profesjon Mashinist treni, mbasi u kethye nga Jugosllavia ka bere mjaft damtime (mbasi te zevendesohet te largohet per ne Tirane)
  25. Sadik Myftiu – Eshte nga Peqini i prekur rende nga reformat tona, rejedh nga shtrese e pasur, eshte tatu Baba i tij, ka ardhur nga Peqini prandaj mendojme te shkoje ne Peqin.
  26. Seit Kokoshi – Rjedh nga nje shtrese e pasur qytetare, ka qene eksponent i Ballit, ka mare pjese me arme kunder levizjes, eshte pushuare nga puna ne Vlore, ka ardhur kohet e fundit prandaj mendojme te shkoje ne Vlore.
  27. Gjenerento Topalli – Rjedh nga nje shtrese e pasur qytetare te prekur nga reformat e Pushtetit, ne familje te tij ka tinternuare dhe te arratisur ne Jugosllavi, punon llogaritar ne Degen e karburantit mendojme te shkoje ne Shkoder.
  28. Vasil Diço – Rjedh nga nje shtrese e pasur. Eshte nga Jergucati, ka qene lidhur ngushte me Okupatoret, eshte denuar nga gjyqet tona eshte prekur nga reformat, mendojme te shkoje ne Jergucat, sot eshte shites ne N.T.SH.V.A.M.
  29. Dhimiter Rika – Asht nga Gjinokastra i prekur nga reformat t’ona, me okupatorin ka patur maradhanje te ngushta mendojme te shkoje ne Gjinokaster.
  30. Dhimiter Pinguli – Rrjedh nga nji shtrese e pasur asht i prekur nga reformat e Pushtetit t’one; asht marre ne formaci, nuk ka pasur qendrim te mire gjate okupacionit asht zbuar nga qyteti Stalin per pune te damshme ne kambinat, mendojme te shkoj ne Vlore.
  31. Karafil Taipi – Asht nga Korça ka qene kapter ne radhet e xhandarmerise ka qene me lagalitetin dhe ballin gjere ne fund ne Shkoder, ka qene drejtor burgu ne Korçe mendojme te shkoj ne Korçe mbasi ka ikur me qellim maskimi.
  32. Llaqi Grabovari – Rrjedh nga nji shtres tregtare i prekur nga reformat e Pushtetit t’one, mbas ç’lirimit i burgosur per flori mendojme te shkoj ne Berat.
  33. Qazim Kasa – Eshte nga Peshkopija ka qene Kapiten ne radhet e Ushtrive te Okupatorit ka ardhur mbas çlirimit, mendojme te shkoje ne Peshkopi.
  34. Mustafa Budini – Rrjedh nga shtrese e pasur Elbasanas, ka qene kuestor ne Policine e fashizmit, qendimi i tij gjate levizjes ka qene armiqsore, para tre muajve ka ardhur ne Durres. Mendojme te shkoje ne Elbasan. Punon ne hekurudhe.
  35. Luigj Berisha – Ka qene oficer madhor ne regjimin e zogut dhe gjate okupacionit, sherbetor i fashizmit, rrjedh nga nji shtrese e pasur. Mendojme te largohet per ne Elbasan.
  36. Mark Vukaj – Rrjedh nga nji shtrese e pasur i ardhur nga Lushnja kohet e fundit 1951 me qellim maskimi pse asht cilsuar kulak, dhe mendojme te shkoj ne Lushnje.
  37. Ibrahim Resuli – Asht i biri i latifondistit Ahmet Resuli nga Lushnja i cili ka qene depotet i Zogut, eksponent i ballit armik i betuar i L.N.ÇL. çifligar i madh punon ne N.T.SH.V.A.M.N., mendojme te shkoj ne lushnje mbassi atje njifet mire.
  38. Hamdi Tafa – Rrjedh nga nji shtrese e larte e Peqinit gjate luftes nuk ka pasur qendrim te mire sot punon ne N.L.U.S.E.T ka ardhur mbas çlirimit mendojme te shkoj po ne Peqin.
  39. Estref Shameti – Rrjedh nga nji shtrese e larte te Delvines asht burgosur mbas ç’lirimit si armik kohet e fundit ka ardhur ne rrethin t’one punon ne N.I.SH Tulla mendojme te shkoj ne Delvine.
  40. Gasper Noka – Rrjedh nga nji shtrese e mesme Shkodrane ka qene njeri i perkedhelur i fashizmit, nuk ka patur qendrim te mire mbassi asht nji njeri aventurjer, merret me vjedhje kontroband qe sot punon ne N.I.SH Vingare mendojme te shkoj ne Shkoder.
  41. Zef Shiroka – Rrjedh nga nji shtrese e mesme Shkodrane ka qene i lidhur kam e koke me fashizmin nuk ka majtur aasnjiher qendrim te mire, mendojme te shkoj ne Shkoder.
  42. Alush Shaban Murataj – Asht nga fshati Markat i Sarandes, rrjedh nga nji shtrese e pasur, jane cilsuar kulak, kohet e fundit kane dalur nga burgu si armik, babajn e ka ne burg, mendojme te shkoj ne fshatin Markat te Sarandes.
  43. Muke Qerreti – Rrjedh nga nji shtrese e nalt fshatare asht cilsue si familje kulakesh, gjate regjimit te zogut ka qene njeri i priviligjuar kan qene te lidhur ngusht me okupatorin kane ardhur ne kete qytet me qellim maskimin kohet e fundit mendojme te shkoj ne Lushnje.
  44. Vllazen Delljallisi – Rrjedh nga nji shtese e pasur kane qene te lidhur kam e kok me okupatorin jane te prekur nga reformat t’ona te pushkatuar, t’arratisur e tjera mendojme qe te shkojn ne Shijak.
  45. Hasan Merdani – Rrjedh nga nji shtrese e mesme kane qene te lidhur familjarisht me ballin ka qene eksponent kryesor, ka nji vlla ne burg nuk kan qendrim te mire, mendojme te shkoj ne Libohove.
  46. Qemal Turkeshi – Rrjedh nga nji shtrese e pasur tregtare te lidhur ngusht me regjimin e zogut dhe gjate okupacionit ka qene i lidhur kam e koke me legalitetin mendojme te shkoj nga ku ka ardhur.
  47. Familja Pipa – Rrjedh nga nji shtrese intelektuale Shkodrane, njerz te prekur nga reforma te denuar nga gjyqet te lidhur kam e koke me armikun ishin perzan nji vit ma perpara pork an ardhur rishtas. Mendojme qe te shkojne ne Shkoder.
  48. Agjah Mezini (familja) – Rrjedh nga nji shtrese e pasur te Gjirokastres ka qene aksionist i fabrikes se lekurave njerz te prekur nga reformat sot Agjahu ndodhet ne burg per abuzime ne N.T.SH.I. mendojme te shkoj nr Gjinokastrer.
  49. Miço Llambiri – Rrjedh nga nje shtrese e mesme tregtare i prekur nga reformat t’ona dallavarxhi dhe me pikpamje monarko fashiste greke mendojme te shkoj ne vendin e tije.
  50. Naun Bezhani – Rjedh nganj ishtrese e pasur qytetare e Vlores familja lidhur ngusht me okupatorin Italo-Gjerman, kane qene eksponent te ballit mendojme te shkoj ne Vlore. Kohet e fundit i jane gjetur florin te fshehur ne toke.
  51. Familja Dume – Rjedh nga nji shtrese e pasur tregtare, te rrethit Vlore te prekur nga reformat, te denuar nga gjyqet t’ona si armiq mendojme te shkojne ne vendin e tyre.
  52. Lavdije Meto Murati – Asht e shoqeja e ish majorit te kuestures dhe te gestapos, sot i arratisur si kriminel lufte, pjesmarres ne vrasjen e heroit Vasil Shanto njerez te lidhur kem e kok me armikun dhe qe s’kan as gje te perbashket me popullin, mendojme te largohet nga Durresi per ne vend te saje.