Gazetari i kronikës Eni Ferhati, i ftuar në “Open” duke u ndalur te masakra e Fushë-Krujës, deklaroi se në Nikël shkohet vetëm për dy gjëra: ose për të blerë mobilje, ose për të gjetur vrasës me pagesë.
Sipas gazetarit, në këtë zonë duhet një komisariat.
“Vetëm për dy gjera shkohet në Nikël. Për të blerë mobilie, ose për të gjetur vrasës me pagesë. Nga e gjithë Shqipëria, atje shkojnë për të gjetur vrasës. Shkon nga Fieri drejt Niklës….Duhet të paktën një komisariat për zonën”, tha ai.