Mesditën e së dielës tre persona janë ekzekutuar në Fushë Krujë teksa policia është duke punuar me ritme të shpejta për zbardhjen e ngjarjes.

Ndërkohë që për mediat ditën e sotme kanë dalë detaje te reja në lidhje me atentatin e Fushë-Krujës me 3 viktima.

Sipas dëshmisë së familjarëve të Diklen Vatës, tre të rinjtë kishin pikasur se po ndiqeshin nga persona të panjohur.

Vata, referuar dëshmisë, kishte marrë në telefon nënën dhe motrën duke i shprehur këtë shqetësim: “Po na ndjekin”.