Një person ka qëlluar për vdekje 3 oficerë policie dhe plagosur një tjetër, të cilët ishin thirrur për një incident. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin e vogël Saint-Just në Francën qendrore.

48-vjeçari i cili ishte i njohur për autoritetet, qëlloi drejt oficerëve dhe më pas i vuri flakën shtëpisë. Sipas BBC, gruaja e 48-vjeçarit u shpëtua, dhe dyshohet se ishte ajo që ka telefonuar policinë për dhunë në familje.

Kryetari i Saint-Just, François Chautard, i tha Le Figaro se shtëpia ishte djegur dhe oficerët po përpiqeshin të përcaktonin nëse i dyshuari ishte ende brenda apo ishte arratisur.