Në një prononcim për mediat, Kryeministri i vendit Edi Rama është shprehur se sulmi kibernetik ndaj shërbimeve publike të vendit nuk është një sulm i organizuar nga hakera të zakonshëm, por i organizuar nga një shtet. Gjatë fjalës së tij, Rama theksoi se ka nuk kanë akoma të gjitha provat për 1 ndër 2 shtetet për të cilat dyshohet se është kryer ky sulm.
Edi Rama: Skuadra e AKSH-it ka punuar ditë dhe natë dhe do të kemi një konferencë të posacme për shtyp kur gjithçka të jetë e përfunduar që të mos ketë nevojë të qëndrojë në tryezë.
Së pari, sulmi nuk është një sulm i organizuar nga hakera të zakonshëm dhe as nga njerëz të kësaj bote të errët që bëjnë ndërmarrje të tilla dhe ndaj shteteve shumë më të mëdha për të vendosur gjoba shumë të majme. Ky është një agresion i organizuar nga një shtet. Nuk kemi ende të gjitha provat për të përcaktuar 1 prej 2 shteteve të dyshuara. Kjo është pjesa më delikate. Një bombardim shumë i rëndë dhe koha e marrë për të ringritur të gjitha sistemet është një kohë rekord. Kjo është arsyeja pse unë dola sot. Kemi qenë në një luftë me një agresor.
Ky sulm i fortë kibernetik shumë i fortë, ka treguar në fakt forcën e sistemit tonë sepse rënia e sistemit në një moment të caktuar është diçka që ndodh edhe në SHBA jo më në Shqipëri. Mbyllja e dyerve për t’u mbrojtur është pjesë e masës në këtë rast.





