Sa herë ne blejmë ushqime, sigurohemi të shikojmë datën e skadencës së produkteve që po fusim në shportën tonë. Këtë veprim ne bëjmë kryesisht për të shmangur rrezikun e helmimit nga ushqimi, por sipas një studimi të realizuar kohët e fundit, datat që ne shikojmë në produkt nuk janë shumë  të sigurta.

Në Florida, përhapja e listerisë ka çuar në vdekje deri më tani 1 person, ndërsa 22 të tjerë janë shtruar në spital që nga Janari.

Njerëzit infektohen me listeri ose listeriozë nga ngrënia e ushqimeve të ndotura nga ngrënia e mishit të papjekur apo nga  produktet e qumështit të papërpunuara apo të papasterizuara. Infektimi me këtë lloj bakteri mund të shkaktojë kovlusione, koma, abort, apo edhe dëmtime të fetusit në gratë shtatzëna. Infektimi nga ky bakter është shkaku i tretë kryesor i vdekjeve nga helmimi në SHBA.

Për të shmangur këtë lloj rreziku njerëzit shpesh kontrollojnë datën e skadencës së produktit  në paketimet e ushqimeve që ata blejnë. Data të cilat shpesh shoqërohen me thënie të tipit “Përdoreni para…”, “Sugjerohet të konsumohet…”, etj.

Studiuesja e mikrobiologjisë Jill Roberts, në “Science Alert” shprehet se njërëzit i medojnë datat e shënuara në produkt, si një datë në të cilën  produkti duhet të hidhet menjëherë në koshin e mbeturinave, por kjo nuk është e vërtetë.

Sipas një raporti të Departamentit të  Bujqësisë në SHBA, në vitin 2020  në familje mesatare amerikane i ka shpenzuar 12% të ardhurave të saj në ushqime të cilat më pas i ka hedhur për shkak të datës së skadencës.

Datat e skadencës në produkte vihen për arsye të sigurisë, por ato nuk janë shumë të sigurta pasi ato nuk janë të rregulluara nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave, por vendosen nga prodhuesit e ushqimeve. Ndaj ato mund të mos jenë shumë të sigurta pasi prodhuesi mund ta testoj produktin e tij në një grup njerëzish dhe të zgjedhë për datë përdorimi të caktuar, p.sh. deri në gjashtë muaj pas prodhimit të produktit, pasi 60% e grupit nuk e pëlqeu më shijen pas kësaj periudhe.

Një studim i përbashkët nga Klinika e Ligjit dhe Politikës së  Ushqimit në Harvard dhe Këshilli Kombëtar i Mbrojtjes së burimeve rekomandon eliminimin e datave për konsumatorët, për të shmangur konfuzionin dhe humbjet e mundshme.

Studimi sugjeron që prodhuesit dhe shpërndarësit të  përdorin “data e prodhimit” dhe “data e shitjes”,  shënime të cilat do i tregtojnë shitësve me pakicë kohën që  një produkt do të mbetet me cilësi të lartë.

FDA  cilëson si të rrezikshme disa  produkte ushqimore si mishi i pulës, qumështi, domatet e prera në feta, të cilat kanë sjellë helmime serioze nga ushqimi, por etiketimi i këtyre produkteve deri më  tani bëhet në të njëjtën formë si në produktet ushqimore më të qëndrueshme.

Përcaktimi i jetëgjatësisë së ushqimit me të dhëna shkencore si për ushqimin edhe për sigurinë e konsumimit të tij, mund të ulë ndjeshëm hedhjet e ushqimeve dhe mund të na kursejë para, por duke qenë se një sistem i tillë uniform për caktimin e datave korrekte të skadencës së produkteve mungon, konsumatori mund të mbështetet te shqisat e tij për të dalluar nëse një produkt mund të konsumohet, apo duhet të përfundojë në koshin e mbeturinave.