President i i Këshillit Europian, Charles Michel, ka uruar Bajram Begajn për marrjen e detyrës si president i ri i Shqipërisë.

“Urime për Bajram Begajn për marrjen e detyrës si President e Shqipërisë. Me hapjen e bisedimeve të anëtarësimit, jemi në një moment emocionues në marrëdhëniet BE-Shqipëri. Mezi presim të ndërtojmë së bashku të ardhmen tonë të përbashkët”, shkruan Michel.

Kujtojmë se Bajram Begaj do të betohet pasditen e sotme në një seancë të jashtëzakonshme në Kuvend si Presidenti i ri i vendit.