Gjykata e Shkodrës ka liruar nga qelia 14 punonjësit e policisë që akuzohen se abuzuan me tenderin për rikonstruksionin e Komisariatit. Bëhet fjalë për një tender të rikonstruksionit të komisariatit të Policisë së Shkodrës, në vlerën 2 milionë lekë

Në seancën e sotme gjyqësorë për 14 punonjësit Gjykata dha masën e sigurisë “arrest shtëpie”, përveç Briland Mnela, Arsenida Hidri dhe Altion Basha për të cilët është dhënë masa “detyrim paraqitje”.

Gjykata e Shkodrës kanë dhënë masat:

Saimir Rrustemi – arrest shtëpie

Luida Ujka – arrest shtëpie

Mustaf Ishmaku – arrest shtëpie

Xhavit Isufi – arrest shtëpie

Rudina Keqi – arrest shtëpie

Arsenida Hadri – detyrim paraqitje

Briland Mnela – detyrim paraqitje

Klement Tola – arrest shtëpie

Paulin Prendi – arrest shtëpie

Altion Basha – detyrim paraqitje

Armand Basha – arrest shtëpie

Rezart Prela – arrest shtëpie

Veronika Gjanaj – arrest shtëpie

Ndërkohë dhjetra qytetarë të Shkodrës u ngritën në protestë para Gjykatës së Shkodrës për të mbrojtur dinjitetin e ish-Kryekomisarit të arrestuar, Saimir Rrustemit. Ata thanë se e kanë njohur këtë të fundit në rrethana tërësisht profesionale dhe sipas tyre ai ka qenë në qendër të disa operacioneve me grupe kriminale të rrezikshme.