Policia ka publikuar një video përmes së cilës iu bën thirrje drejtuesve të mjeteve që të pozicionohen në krahun e djathtë të autostradës në mënyrë që të mos bëhen burim aksidenti.
Përmes dronit inteligjent, policia ka evidentuar një sërë drejtuesish që kanë shkelur rregullat e qarkullimit duke mos u pozicionuar në krahun e djathtë.
Postimi i plotë:
Në këtë video të 👁Dronit edukues👁 dhe makinës inteligjente evidentohet pozicionimi i drejtuesve të mjeteve, në karrexhatë, duke u treguar me përdoruesit e rrugës që respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe me shkelësit.
KUJDES‼️
Pas manovrës së parakalimit, mjetet duhet të zhvendosen dhe të qarkullojnë në anën e djathtë të karrexhatës, edhe kur rruga është e lirë!
Komisariati i Policisë Rrugore Tiranë është i vendosur të konstatojë dhe ndëshkojë çdo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor!
#DrejtoMjetinMeKujdes
#RespektoRregullatEQarkullimitRrugor
#SiguriaRrugorePrioritet