Një ditë pasi hoqi kostumin e presidentit, Ilir Meta e nisi ditën në LSI duke rimarrë teserën e kësaj partie.
“Një ditë e re agim i ri dhe rrugë e re. Erdha sot këtu sepse kisha nostaligji për dokumentin e LSI-së. Jam krenar që kam krijuar në 2004-n një forcë politike për të shpëtuar integrimin e Shqipërisë që mbahej peng për fat të keq nga PS dhe falë angazhimit të jashtëzakonshëm të LSI-së u bë rrotacioni” tha Meta për gazetarët.





