Vajza që shihni në foto është Elona Kalesha, 36-vjeçarja nga Durrësi që është arrestuar këtë të martë nga policia italiane me akuzën e vrasjes së çiftit Pasho nga Vlora.

Prokurorja Ornella Galeotti, kishte lëshuar një urdhër arrest për Elonën, e cila deri para disa vitesh jetonte së bashku me djalin e çiftit Pasho, Taulantin.

36-vjeçarja akuzohet për vrasje, fshehje dhe copëtim të kufomave të Shpëtim dhe Teuta Pasho, 54 dhe 52 vjeç, të cilët ishin të zhdukur që prej 2 nëntorit të vitit 2015, ditën kur djali i tyre Taulanti doli nga burgu Solliciano ku ai po vuante dënimin për tregtinë e drogës.

Sipas mediave italiane, Kaleshi ka precedentë penal me drejtësinë italiane për vjedhje e mashtrim. Pak ditë më parë ajo u shpreh për mediat fqinje se nuk ishte personi i fundit që u takua me çiftin Pasho.