Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzoi sot qeverinë se paratë për inceneratorët dolën nga fondi i emergjencave nga Këshilli i Ministrave.
Në një deklaratë për mediat ai tha se “Për djegësin e Elbasanit dhe Fierit, ministria e Mjedisit që u përdor për këtë vjedhje, kishte zero lekë në buxhetin e saj.”.
“Me këtë rast unë, duke e konsideruar Arben Ahmetajn një nga eksponentët kryesorë të mafies së djegësve, shtoj se kreu i kësaj afere është një dhe dhe vetëm një. Ky është Edvin Rama. Në aferën e inceneratorëve, ai ka firmosur siç ka pohuar vetë në kundërshtim me ligjin. Rama ka firmosur në mënyrën më të paligjshme, kontratën bazuar në procedurën anti-ligjore të negociatave të mbyllura. Edi Rama në shkelje flagrante të ligjit dhe të barazisë së tenderave ka firmosur kontratën një kompanie e cila kishte zero eksperiencë në fushën e plehrave. Edi Rama është përgjegjësi numër një i vjedhjes monstruoze të shqiptarëve në aferën e djegësave sepse për djegësin e Elbasanit dhe të Fierit, ministria e Mjedisit që u përdor për ekzekutimin e kësaj vjedhje, kishte në buxhetin e saj zero lekë. Paratë e djegësave, u morën nga Fondi i Këshillit të Ministrave për Urgjencën. Një fond që në përputhje me ligjet e vendit përdoret vetëm në rastin e katastrofave natyrore. Edi Rama këtë fond e përdori për të përvetësuar bashkë me zyrtarët e tij dhjetëra e dhjetëra milionë euro. Me urdhër të tij, ai nga ky fond kaloi dhjetëra miliona euro në buxhetin e ministrisë së Mjedisit për vjedhjet me inceneratorët. Edi Rama është koka e kësaj afere të tmerrshme. Në rastin e inceneratorin e Tiranës, jashtë çdo ligji ai firmos bonus tetë pikë avantazh për kompaninë që tani është publike, i përdor për të gjitha vjedhjet Bugalja, Zoto etj. Rama ka pranuar se ka firmosur në mënyrë të paligjshme, por ka mohuar se njihjte Gugalen, Zoton dhe Mërtirin. Vjedhja vetëm me inceneratorin e Tiranës shkon deri në 283 milionë euro. Arben Ahmetaj është stërmullar ivjedhjes monstruoze.”, tha Berisha.





