Tre lojtarë me origjinë nga Kosova, mesfushorët e qendrës Adnard Mehmeti dhe Enbija Shehu, si dhe sulmuesi Progon Maloku, janë drejt firmës me Erzenin.

Të tre lojtarët u aktivizuan në miqësoren e fundit me Tërbunin. 22 vjeçari Shehu vjen pas eksperiencave në Spanjë me Real Avilan dhe Kroaci me Isrtën.

Gjithashtu, tek Erzeni pritet të konfirmohet edhe braziliani Felipe Rajan, i cili luan si mesfushor i avancuar. 25-vjeçari është aktivizuar së fundmi në Ligën e Tretë portugeze me Real SC dhe Alverca.

Felipe e nisi si titullar testin e fundit ndaj Tërbunit.

Ndërkohë, sa i përket Malokut, i cili gjithashtu mund të firmosë, bëhet fjalë për një qendërsulmues 22-vjeçar me origjinë nga Gjakova, që është rritur në Gjermani te akademia e Bajernit të Mynihut.