Trupat e shtatë emigrantëve janë gjetur në bregdet në pjesën veriore të Egjiptit.

Sipas gazetës Al-Vatan të Egjiptit, trupat e pajetë të shtatë emigrantëve egjiptianë janë gjetur në bregdetin e qytetit Matruh.

Siç raportohet, emigrantët kanë humbur jetën si rezultat i fundosjes së një varke të përdorur për emigrim të paligjshëm në ujërat jashtë qytetit Sellum, afër me kufirin libian.

Trupat e të vdekurve të cilët janë dërguar në Spitalin Shtetëror në Matruh u janë dorëzuar të afërmve të tyre pasi është përcaktuar identiteti i tyre.

Fqinji i Egjiptit, Libia, përdoret nga emigrantët afrikanë si një pikënisje e rëndësishme në kalimin në Evropë.