Kryetari i Komitetit Organizativ të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka publikuar logon e re në një postim në Facebook, një ditë pasi u ndryshua emri emri i partisë Lëvizja Socialiste për Integrim.
Pas mbajtjes së Konventës ku u miratuan dhe ndryshimet në statut që i hapën rrugën ndryshimit të emrit, logos dhe vulës së LSI, ish-presidenti Meta do të mbajë dhe konferencën e parë për mediat nga selia e Partisë së Lirisë.
Postimi i plotë:
Të dashur miq,
Ju lutem më ndiqni live në 13:15, në konferencën e parë të shtypit nga Partia e Lirisë.






