Gjermania do të fillojë vaksinat e para të koronavirusit në shtëpitë e kujdesit për të moshuarit më 27 dhjetor. Ministri i Shëndetësisë, Jens Spahn, në një deklaratë për mediat ka njoftuar se dozat e para do jenë gati më 27 dhjetor.
Ai shtoi se vaksina nga Pfizer dhe BioNTech është e sigurt dhe tashmë është miratuar dhe Agjencia Evropiane e Barnave dhe shihet si një moment historik në luftën kundër pandemisë.
“Vaksinimi po na hap rrugën për të dalë nga kriza. Dhe ne po bëjmë gjithçka që mundemi për të marrë këtë rrugë sa më shpejt që të jetë e mundur”, tha Spahn.
Qeveria federale po planifikon të shpërndajë më shumë se 1.3 milionë doza vaksinash tek autoritetet lokale shëndetësore në 16 shtetet federale të Gjermanisë deri në fund të këtij viti.
Deri tani parashikohet se 4 milionë doza vaksine duhet të jenë të gati në Gjermani në 5 javë nga 27 dhjetor deri më 31 janar.