Një aksion blic po zhvillohet në Tiranë. Burime për BalkanWeb bëjnë me dije se aksioni ka nisur pasi policia ka pasur informacione se në një zonë në periferi të Tiranës fshihej i shumëkërkuari Talo Çela.

Deri më tani nuk ka persona të ndaluar dhe të shoqëruar, teksa operacioni vijon ende.