Një vatër zjarri është regjistruar këtë pasdite, në Durrës, në zonën e Ish-Kënetës.

Shtëllungat e tymit të zi janë ngritur lart në qiell, ndërsa mësohet se mjetet zjarrfikëse janë nisur drejt vendngjarjes.

Vatra e zjarrit ka qenë në një fushë që ndodhej pranë disa banesave e bizneseve, por ndërhyrja në kohë e efektivëve ka bërë që flakët të vihen lehtësisht nën kontroll dhe vatra e zjarrit të shuhej plotësisht.

Sipas burimeve nga vendngjarja, banesat dhe bizneset aty pranë nuk kanë pasur dëme, ndërsa po punohet për të zbardhur shkaqet e rënies së zjarrit