Policia e Fierit ka arrestuar një 57-vjeçar, pasi ka dhunuar fizikisht motrën e tij.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin B. M., 57 vjeç, banues në Fier, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj motrës së tij.“, njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.





