Deputeti, Fatmir Mediu ka dhënë një deklaratë për mediat pas takimit me Lindita Nikollën sa i takon publikimit të dosjes nga ana e Autoritetit të Dosjeve mbi zyrtarin e lartë me iniciale I.M i cili ka qenë anëtar i Shërbimit Informativ.

Mediu tha se nuk duhej të abuzohej me emra politikanësh ndërsa shtoi se uronte që kjo të mos ishte vetëm një kauzë politike.

Fatmir Mediu: Unë vlerësoj punën e Autoritetit të Dosjeve. Duhet diskutuar në mënyrë që ata persona kanë qenë pjesëtarë të këtyre strukturave të kaluarën, të mos kenë mundësi të jenë pjesë e nivelit të lartë të funksionarëve të sotëm publikë. Por nuk duhet të abuzojmë me emra politikisht.