Covid-19 i merr jetën inxhinierit të njohur në Durrës, Sabri Kalacit.

75-vjeçari, që shumë e njohin si Bushi, humbi jetën një ditë më parë nga virusi vdekjeprurës në vendin fqinjë, Itali.

Pothuajse gjithë karrierën e vet profesionale, Kalaci e zhvilloi në ndërmarrjen e Ujësjellësit, ku ishte ndër punonjësit më të dalluar e të përkushtuar.

Familjar i rregullt, me një rreth të gjerë shoqëror dhe profesionist në punën e tij, Kalaci do të kujtohet nga të gjithë si një njeri mjaft i respektuar në qytetin e tij të lindjes.