Lideri i opozitës në Rusi, Alexey Navalny u helmua me një substancë për të cilën ekspertët kanë thënë se mund të dilte vetëm nga institucionet shtetërore.

Sipas CNN, helmi i është vendosur tek të mbathurat e Navalny-t. Informacioni doli nga një agjent që ka qenë pjesë në shërbimin e sigurisë ruse FSB.

Opozitari Navalny ka qenë prej kohësh një “ferrë” në fytyrën e Presidentit Vladimir Putin, duke ekspozuar korrupsionin në poste të larta dhe duke bërë fushatë kundër partisë në pushtet.

Në një deklaratë javën e kaluar, Putin ironizoi opozitarin duke thënë se është i pa rëndësishëm dhe nëse shërbimet ruse do donin që ta eliminonin, ata do ta kishin përfunduar punën e tyre.

Sipas investigimit të CNN, një ekip prej 10 agjentësh të FSB të specializuar në toksina, e ndoqën Navalny-n për më shumë se 3 vite, deri sa arritën që t’i vendosnin helmin tek të mbathurat e tij.