Kush është “I.M.”? Inicialet kanë trazuar politikën shqiptare në 24 orët e fundit. Duke marrë parasysh profilin e dhënë, mendohet se bëhet fjalë për liderin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Por ai e ka mohuar dhe ka paralajmëruar se kur ta mësoni të vërtetën do habiteni.

Ndarkohë në disa media publikohet se personi me iniciale ishte Imigron Muçaj.

Nga ana tjetër, Autoriteti i Dosjeve me anë të një letre i është drejtuar Kuvendit duke përmendur Metën me emër dhe mbiemër si bashkëpunëtor te sigurimit.

Ndaj dhe Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla thirri me urgjencë krerët e grupeve parlamentare, për t’i njohur me dosjen që ekziston në emër të politikanit I.M.

Por edhe pas daljes publike të Nikollës, pati sërish reagim nga ana e Partisë së Lirisë e cila tashmë drejtohet nga ish-Presidenti Ilir Meta, ku sërish akuzat u hodhën poshtë. Në mbrojtje të ish-presidentit doli edhe kreu i PD, Sali Berisha, i cili tha se është falsifikuar dosja me urdhër të kryeministrit Edi Rama.