Britania e Madhe pavarësisht masave te reja shtrenguese te ndermarra pas shfaqjes se nje varianti te ri te COVID-19 po vijon me vaksinimin e popullsisë me prodhimin e Pfizer.
500 mijë banorë kanë arritur ta marrin deri më sot vaksinën qe nga data 8 dhjetor, kur ka filluar. Në botën perëndimore, Britania e Madhe është e para e cila miratoi një vaksinë ndaj COVID-19, por edhe që ngre alarmin për një mutacion të rrezikshëm që ka pësuar virusi duke e bërë shumë më të transmetueshëm.
Gjithsesi Sekretari i Shtetit për Shëndetësinë, Matt Hancock e cilëson lajm të mirë faktin që para vitit të ri tashmë 500 mijë britanikë kanë marrë vaksinën dhe këshillon që të gjithë të bëjnë detyrën për t’u mbrojtur nga ky virus.