Kryeministri Edi Rama e ka nisur këtë të enjte me një postim në lidhje me 100-vjetorin e vendosjeve diplomatike me SHBA.

Kreu i qeverisë i fton të gjithë qytetarët në mbrëmje në sheshin “Skënderbej” në aktivitetin që do të zhvillohet me rastin e kësaj dite.

Dhe sot, në ditën e fiks 100-vjetorit të lidhjes së marrëdhënieve diplomatike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, jo vetëm ju uroj ditë të mbarë, po edhe mbrëmje të bukur të gjithë atyre që do jenë sot në Sheshin Skënderbej”, shprehet Rama.

Ditën e sotme në TOB do të organizohet takimi “100 vjet marrëdhënie diplomatike Shqipëri – SHBA”. Aty do të marrin pjesë ministrja Olta Xhaçka, ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti i Republikës Bajram Begaj.