Ambasadorja amerikane në Shqipëri Yuri Kim, në 100-vjetorin e marrëdhënieve Shqipëri-SHBA, përmes një statusi në Twitter është shprehur se para 100 vitesh u ndez pishtari i marrëdhënieve diplomatike dhe që atë ditë, edhe në ditët më të errëta të diktaturës, shqiptarët trima e mbajnë gjallë pishtarin.
Zyrtarja e lartë amerikane u shpreh se tashmë pishtari është më i ndritshëm se kurrë dhe do të na ndriçojë rrugën përpara.
“Më 28 korrik 1922 Amerika dhe Shqipëria vendosi marrëdhënie diplomatike. Atë ditë u ndez një pishtar. Edhe në ditët e errëta të diktaturës, shqiptarët trima mbajnë flakën gjallë. Sot, ai pishtar digjet më i ndritshëm se kurrë. Le të na ndriçojë rrugën përpara, së bashku, për 100 vitet e ardhshme!”





