Pas një presioni të fortë gjerman dhe nga vende të tjera europiane, Agjencia e Ilaçeve për BE-në, kaloi këtë të hënë (12 dhjetor) vaksinën Pfeizer dhe BioNTech për vendet e Unionit. Deri më tani, nga studimet e bëra publike, vaksina ka një efektivitet prej 95 %.

Agjencia Europiane e Ilaçeve aprovoi këtë të hënë vaksinën Pfeizer dhe BioNTech për vendet e Bashkimit Europian. Ky vendim hap dritën jeshile që vendet ta përdorin vaksinën për qytetarët e tyre. Deutsche Welle shkruan se vaksinimi mund të nisë pas disa ditësh për 450 milionë banorët e unionit.

Kishte një presion për agjencinë, nga gjermanët dhe vendet të tjera europiane, për ta marrë vendimin sa më herët, shkruan DW, kur mbledhja për diskutim ishte parashikuar më datë 29 dhjetor. Europa po vuan nga një valë e dytë e pandemisë, ndërsa masat kanë qenë të forta dhe Gjermania, një vend lider në masat e ndërmarra, i ka ashpërsuar shumë ato për festat e fundvitit.

Do të punojmë me shpejtësinë e zërit janë shprehur zyrtarët europianë për t’i dhënë një zgjidhje vaksinimit të qytetarëve. Për qytetarët gjermanë, data 27 mund të jetë dita kur do të vaksinohet qytetari i parë.

“Ndërsa numrat e të të infektuarve nëpër Europë sa vijnë e rriten, është një përgjegjësi e madhe dhe jemi të vetëdijshëm që duhet të kemi një vaksinë sa më shpejt që të jetë e mundur”, u shpreh shefi i Agjencisë Europiane të Ilaceve Emer Cooke.

Më herët ka qenë Presidentja e Komisionit të BE, Ursula von der Leyen, që u tha parlamentarëve evropianë që të njëzet e shtata vendet anëtare do të mund t’i fillonin programet e vaksinimit në të njëjtën ditë, ndoshta para Krishtlindjeve.

Ditë më parë ka qenë Amerika dhe Anglia që i kanë dhënë dritën jeshile vaksinës së prodhuar nga bashkëpunimi amerikano gjerman, Pfeiser dhe BioNTech.

Deri më tani, nga studimet e bëra publike, vaksina ka një efektivitet prej 95 %.