Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë pasdite në provincën e Chietit në Itali, ku një fabrikë fishekzjarresh ka shpërthyer në zonën e Casalbordino.
Si pasojë deri më tani raportohet për 3 viktima, të cilët ishin punonjës të fabrikës, ndërkohë që ekipet e zjarrfikëses po punojnë për shuarjen e flakëve.
Fabrika ka rreth 100 punonjës, ku pjesa më e madhe e tyre janë evakuuar dhe nuk kanë pësuar asnjë lëndim, ndërkohë që në ndihmë të zjarrëfikësve është edhe helikopteri i ardhur nga Pescara.
Fabrika merret edhe me demontimin e të gjitha llojeve të municioneve, si bombat e avionëve, raketat dhe minat detare, ndërkohë që pronari i fabrikës Gianluca Salvatore është hetuar në vitin 2010 për shkelje të rregullave të parandalimit të aksidenteve.





