Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu së bashku me Komitetin Teknik të Ekspertëve në një deklaratë për media kanë prezantuar masat e reja antiCovid në kuadër të festave të fundvitit për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur të kufizohet lëvizja nga 22:00 në 20:30 deri në 06:00 dhe aktiviteti i bareve dhe restoranteve.

Sipas epidemiologëve situata paraqitet në kontroll. Zbatimi i masave nga të gjithë, mbetet thelbësor në kufizim. Do vazhdojmë të jemi në gatishmëri të plotë, për të gjitha ditët në këto 10 muaj. Kemi marrë disa vendime. Kufizohet lëvizja nga ora 20:30 deri në 6:00, duke nisur nga data 24 dhjetor deri në 4 janar. Prej datës 5 janar kufizimi rikthehet në orën 22:00. Kufizimi i aktiviteteve të bareve dhe restoranteve fastfood duke filluar nga ora 20:30 deri në 6:00 të mëngjesit, nga data 5 janar do rikthehet kufizimi ne oren 22:0-06:00,” tha Manastirliu.