Fadil Meta nuk është më pjesë e Erzenit në Superligë.

Të ngjitur sezonin e shkuar në elitë, shijakasit janë duke bërë ndryshime në klub, teksa mbrojtësi peqinas nuk bën pjesë në planet e trajnerit Xhevahir Kapllani.

I dalë nga moshat e Shkumbinit, Meta ka luajtur për disa skuadra si Egnatia, Liria, ndërsa sezonin e fundit ishte pjesë e Erzenit, duke luajtur disa ndeshje.

Mbrojtësi i majtë ka marrë falenderime pas largimit, teksa është në kërkim të një tjetër skuadre.

“Falenderojme mesfushorin Fadil Meta per gjithcka dha me fanellen tonë”, shkruajnë shijakasit.