Prokuroria përfundon hetimet për të akuzuarit për vrasjen në lokalin Monopol në zonën e ish-Bllokut, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e 4 tetorit 2018.
Nga përplasja me armë mbeti i vrarë Fabian Gaxha dhe u plagosën Ervis Martinaj dhe Eljon Hato.
I akuzuari kryesor për ngjarjen është ish-komando Meviol Bilo ndaj të cilit është ngritur akuza e plagosjes së rëndë në kapërcim të kufijve të mbrojtes së nevojshme ndaj Eljon Hatos.
Pushim akuze për vrasjen e Fabian Gaxhës sepse argumentohet se ka qenë në kushtet mbrojtjes ekstreme.
Ndërkohë Redi Popesku, Geldi Hoti Licaj, Ervin Mata, Ajax Boshnjaku dhe Fabio Allushi akuzë për moskallëzim krimi.





