Në hapjen e garës për tenderin e aksit Milot-Fier, kryeministri Rama njoftoi gjithashtu që aeroporti i Mynihut që parashikohet të jetë dhe operator në aeroportin e Vlorës, ka lançuar dhe një tender për mjetet e logjistikës me të cilat do të operojë.

“Aeroportin e Vlorës e kemi kantier me një ecuri fantastike dhe lajmi i mirë është që Aeroporti i Mynih, i cili është dhe operatori i parashikuar për Vlorën, ka lançuar një tender të vetin atje përsa i përket gjithë mjeteve të logjistikës së operimit, gjë që konfirmon, nga njëra anë, kredibilitetin e plotë të projektit, konfirmon standardet e projektit.

Sepse aeroporti i Mynih nuk mund të hyjë në një projekt që shkel standarde edhe europiane edhe mjedisore, sikundër është përfolur kot më kot apo edhe të transparencës, dhe konfirmon, po ashtu, suksesin e garantuar të atij projekti sepse aeroporti i Mynihut nuk mund të futet në një projekt që është një ecje pa sëpatë në pyll, kur i thonë fjalës,” tha ai.